4 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا النَّاسُ اتَّقُوۡا رَبَّکُمُ الَّذِیۡ خَلَقَکُمۡ مِّنۡ نَّفۡسٍ وَّاحِدَۃٍ وَّ خَلَقَ مِنۡہَا زَوۡجَہَا وَ بَثَّ مِنۡہُمَا رِجَالًا کَثِیۡرًا وَّ نِسَآءً ۚ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ الَّذِیۡ تَسَآءَلُوۡنَ بِہٖ وَ الۡاَرۡحَامَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ کَانَ عَلَیۡکُمۡ رَقِیۡبًا ﴿۲﴾
    4 : 2 O njerëz! Kini druajtje ndaj Zotit tuaj që ju krijoi prej një shpirti të vetëm dhe prej tij krijoi çiftin e tij dhe përmes atyre të dyve, përhapi shumë burra e gra. Kini druajtje ndaj Allahut, (në saje të) të cilit ju kërkoni njëri-tjetrin dhe mbani lidhjet farefisnore! Allahu pa dyshim është Mbikëqyrësi juaj.
    Shpjegime

    Zoti thotë, prej qenies së parë të Ademit, ka krijuar çiftin e tij, që u quajt Hava, në mënyrë që lidhja e tyre me pasardhësit të jetë natyrale dhe biologjike dhe jo artificiale. Ky është edhe themeli i dhembshurisë mes të gjithë njerëzve, sepse lidhjet natyrale janë të pashkëputshme, kurse ato artificiale nuk ruajnë tërheqje ndërmjet njëra-tjetrës. Kështu Allahu i Madhërishëm e bekoi njeriun edhe me lidhjen me Veten si Krijues, edhe me lidhjen ndërmjet njerëzve. Megjithatë, këtu duhet sqaruar se kur bëhet fjalë për Ademin si njeriu i parë, ai nuk ishte Ademi që qe para 6 a 7 mijë vitesh. Ademi, Profeti i parë i njerëzimit, njeriu i parë i përsosur shpirtërisht, të cilin Zoti e bekoi me Shpirtin e Shenjtë, është tjetër, kurse krijesa e parë si njeri është tjetër. Për njeriun e kohës para Ademit, Kurani pohon se ai “nuk ishte diçka për t’u përmendur” (76:2). Lexoni 2:31.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp