3 : 201 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اصۡبِرُوۡا وَ صَابِرُوۡا وَ رَابِطُوۡا ۟ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۲۰۱﴾٪
    3 : 201 O ju që besuat! Duroni, këshilloni për durimin, qëndroni duke i ruajtur kufijtë dhe kijeni druajtjen ndaj Allahut, që të gëzoni sukses!
    Shpjegime

    Rabitu vjen nga fjala ribat do të thotë të lidhësh kuaj në kufirin pranë tokës së armikut, pra nënkupton kalorësit që qëndrojnë aty. Ribat gjithashtu do të thotë të lidhësh e të forcosh zemrën ose shpirtin (Mufredat). Kështu, Zoti i porositi muslimanët të rrinë në gatishmëri të plotë përballë armikut, si armikut të jetës, ashtu edhe atij të shpirtit. Dihet që vetëm ata kuaj hyjnë në punë që janë të trajnuar. Nuk mund të rrish në kufi me çfarëdo kali a mjeti. Po kështu, njeriu duhet ta trajnojë shpirtin e tij në atë mënyrë, që ai të mund t’u nënshtrohet lehtësisht porosive të Zotit, përndryshe, ai nuk mund të ketë sukses në betejën e tij kundër djallit, armikut të tij më të përbetuar, i cili në çdo çast i rri në pritë. Ashtu siç në betejë nuk mjafton vetëm trupi, por të duhet edhe mjeshtëria për të përdorur armët, në të njëjtën mënyrë, edhe besimtari duhet ta trajnojë shpirtin e tij me dije e me metoda praktike duke pasur durim e përkushtim, përndryshe ai nuk mund të ketë sukses në xhihadin e tij kundër djallit, madje ka mundësi të poshtërohet prej tij, sepse nëse ke mjetet e duhura për të luftuar, por nuk di t’i përdorësh, shumë shpejt do të dorëzohesh përballë kundërshtarit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp