3 : 187 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَتُبۡلَوُنَّ فِیۡۤ اَمۡوَالِکُمۡ وَ اَنۡفُسِکُمۡ ۟ وَ لَتَسۡمَعُنَّ مِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ وَ مِنَ الَّذِیۡنَ اَشۡرَکُوۡۤا اَذًی کَثِیۡرًا ؕ وَ اِنۡ تَصۡبِرُوۡا وَ تَتَّقُوۡا فَاِنَّ ذٰلِکَ مِنۡ عَزۡمِ الۡاُمُوۡرِ ﴿۱۸۷﴾
    3 : 187 Ju patjetër do të sprovoheni me pasuritë tuaja dhe me jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fjalë therëse nga ata, të cilëve u ishte dhënë Libri para jush dhe nga ata që janë idhujtarë. Po duruat dhe patët druajtje (ndaj Zotit), kjo përnjëmend do të jetë një prej veprave shumë të guximshme.
    Shpjegime

    Realisht, ky ajet përmban një profeci për një kohë, kur njerëzit do të kishin lirinë fetare deri në atë masë që do të mund të shanin udhëheqësit fetarë si të donin, siç është edhe koha jonë sot. Zoti i Madhërishëm i porosit muslimanët që në atë kohë ta zbatonin këtë porosi. Kurani nuk ka asnjë ajet ku i porosit muslimanët të marrin armë kundër blasfemuesit, përkundrazi, në këtë ajet, i porosit që kur dikush ua lëndon zemrën duke përdorur fjalë fyese, të tregojnë durim, dhe kjo do t’u quhet një vepër e guximshme.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp