3 : 176 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّمَا ذٰلِکُمُ الشَّیۡطٰنُ یُخَوِّفُ اَوۡلِیَآءَہٗ ۪ فَلَا تَخَافُوۡہُمۡ وَ خَافُوۡنِ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۷۶﴾
    3 : 176 Në të vërtetë, është djalli që i frikëson shokët e tij, andaj, mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë.
    Shpjegime

    Djalli ngjall frikë në zemrat e shokëve të tij. Atij që bëhet shok i djallit, duke e lënë miqësinë me Zotin, djalli i ndjell mendime negative. Për shembull, kur vjen koha për të shpenzuar në rrugën e Zotit, i thotë – Mos shpenzo se do të të sosen paratë, dhe mbase nuk do t’i gjesh dot më ato. Ai që ka pranuar shoqërinë e djallit nuk kupton që nuk ishte djalli që i siguroi pasurinë dhe të mirat materiale për herë të parë, përkundrazi, Zoti ia kishte siguruar edhe mjetet, edhe mundësitë, edhe pasurinë. Po kështu, atij që gëzon sukses në politikë dhe fiton pushtet, djalli e frikëson – Po bëre drejtësinë, do ta humbasësh pushtetin! Djalli i kërkon të bëjë padrejtësi ndaj një shtrese a grupi të caktuar, se përndryshe, do ta humbë pushtetin. Kurani pohon se Zoti i dha liri djallit deri në kiamet, kjo do të thotë se deri në kiamet, ai do të vazhdojë të gjejë shokë të tij, të cilët do të vazhdojë t’i frikësojë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp