- وَ مَا کَانَ لِنَبِیٍّ اَنۡ یَّغُلَّ ؕ وَ مَنۡ یَّغۡلُلۡ یَاۡتِ بِمَا غَلَّ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ۚ ثُمَّ تُوَفّٰی کُلُّ نَفۡسٍ مَّا کَسَبَتۡ وَ ہُمۡ لَا یُظۡلَمُوۡنَ ﴿۱۶۲﴾3 : 162 Nuk është e mundur për një profet të bëjë pandershmëri. E kushdo që bën pandershmëri, do ta sjellë pandershmërinë e vet Ditën e Kiametit. Pastaj, çdo shpirti do t’i kthehet e gjitha ajo që ka punuar dhe nuk do t’i bëhet padrejtësi.Shpjegime
Duke iu përgjigjur akuzave të hipokritëve dhe të mohuesve, Zoti i Madhërishëm edhe mund t’u përgjigjej se Profeti Muhammed s.a.v.s. nuk bëri pandershmëri në çështjen në fjalë. Por Ai tha – Nuk është e mundur për ndonjë profet të tregohet i pandershëm. Kjo tregon se në sytë e Zotit niveli shpirtëror i Profetëve dhe ai i njerëzve të zakonshëm nuk janë të barabarta. Zoti nuk zgjedh si profet dikë që ka qoftë një grimë pandershmërie në shpirt. Ky ajet flet vetëm për pandershmërinë sepse kjo akuzë ishte ngritur kundër Profetit s.a.v.s. nga ana e kundërshtarëve, por në të vërtetë, Profetët e Zotit nuk kanë as ndonjë ligësi tjetër. Kështu, Kurani e hedh poshtë mendimin e atyre të krishterëve që përshkruajnë Profetë të ndryshëm me ligësi të ndryshme. Lexoni edhe 24:36.