3 : 160 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَبِمَا رَحۡمَۃٍ مِّنَ اللّٰہِ لِنۡتَ لَہُمۡ ۚ وَ لَوۡ کُنۡتَ فَظًّا غَلِیۡظَ الۡقَلۡبِ لَانۡفَضُّوۡا مِنۡ حَوۡلِکَ ۪ فَاعۡفُ عَنۡہُمۡ وَ اسۡتَغۡفِرۡ لَہُمۡ وَ شَاوِرۡہُمۡ فِی الۡاَمۡرِ ۚ فَاِذَا عَزَمۡتَ فَتَوَکَّلۡ عَلَی اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُتَوَکِّلِیۡنَ ﴿۱۶۰﴾
    3 : 160 Për shkak të mëshirës nga Allahu, je bërë i butë për ta. Po të ishe i vrazhdë, zemërgur, ata do të largoheshin prej teje. Andaj, fali dhe kërko falje për ta dhe këshillohu me ta në çështjet. E kur të vendosësh, mbështetu tek Allahu. Sigurisht, Allahu i do ata që mbështeten (tek Ai).
    Shpjegime

    Ky ajet, së pari, tregon shumë qartë se Profeti Muhammed s.a.v.s. ka qenë shumë zemërbutë, siç pohohet edhe në një ajet tjetër: “ai është shumë i dhembshur dhe mëshirëbërës ndaj besimtarëve” (Et-Teube 9:128 ) dhe, së dyti, deklaron se sahabët r.a. nuk ishin mbledhur rreth Profetit për interes. Zoti pohon se Profeti Muhammed s.a.v.s. edhe sikur të shpenzonte gjithë pasurinë e botës, nuk mund t’i grumbullonte ata në këtë mënyrë. Gjithashtu, ajeti e porosit Profetin që të këshillohet me sahabët në çështjet e rëndësishme, megjithatë, vendimin duhet ta marrë ai, pa qenë i kushtëzuar për ta pranuar këshillën e dhënë. E kur të marrë vendimin, të mbështetet vetëm tek Allahu, sepse Ai do të jetë Ndihmësi i tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp