3 : 135 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • الَّذِیۡنَ یُنۡفِقُوۡنَ فِی السَّرَّآءِ وَ الضَّرَّآءِ وَ الۡکٰظِمِیۡنَ الۡغَیۡظَ وَ الۡعَافِیۡنَ عَنِ النَّاسِ ؕ وَ اللّٰہُ یُحِبُّ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۱۳۵﴾ۚ
    3 : 135 Që shpenzojnë edhe në kamje, edhe në skamje, që gëlltitin zemërimin dhe falin njerëzit. Dhe Allahu i do mirëbërësit.
    Shpjegime

    Në kohën kur Islami u shfaq në botë, skllavëria ishte një dukuri normale në shoqërinë njerëzore. Islami ndërmori masa të atilla që ajo gradualisht do të zhdukej. Duke iu referuar këtij ajeti, në historinë islame përmendet një ngjarje. Njëherë, një skllav i solli një filxhan çaj Imam Husejnit r.a., nipit të Profetit s.a.v.s.. Kur i ishte afruar shumë, filxhani i ra nga dora dhe çaji u derdh mbi Imam Husejnin r.a. mu në kokë, gjë që i shkaktoi sëkëlldi. I zemëruar e pa skllavin. Ky i fundit citoi fjalët e këtij ajeti “ata që gëlltitin zemërimin”. – E gëlltita –, iu përgjigj Imam Husejni r.a.. Por dihet që ai që gëlltit zemërimin, vetëm se përmbahet dhe nuk e fal fajtorin. Andaj, skllavi vijoi ta citonte ajetin – “dhe falin njerëzit”. – Ta kam falur –, i tha Imam Husejni r.a.. Të dashurit e Zotit janë vetëm ata që pas gëlltitjes së zemërimit dhe pas faljes, bëjnë edhe mirësi. Andaj, skllavi e citoi edhe pjesën e fundit të ajetit – “Allahu i do mirëbërësit”. – Ti je i lirë nga sot e tutje –, i tha Imam Husejni r.a.. (Tabersi, “Mexhme’ul-Bejan…” nën 3:134). Pra, skllavi gëzoi lirinë pasi i derdhi filxhanin e çajit padronit të tij. Përsosmëria e mësimit është ajo që e përsos edhe karakterin e njeriut.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp