3 : 134 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ سَارِعُوۡۤا اِلٰی مَغۡفِرَۃٍ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ وَ جَنَّۃٍ عَرۡضُہَا السَّمٰوٰتُ وَ الۡاَرۡضُ ۙ اُعِدَّتۡ لِلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۳۴﴾ۙ
    3 : 134 Dhe vraponi drejt faljes së Zotit tuaj dhe xhenetit që ka gjerësinë e qiejve e të tokës, që është i përgatitur për të druajturit.
    Shpjegime

    Ky ajet tregon se xheneti nuk është ndonjë vend fizik diku sipër qiejve, sepse ajeti thotë se xheneti është aq i gjerë sa krejt qiejt dhe toka. Kur zbriti ky ajet, dikush e pyeti Profetin s.a.v.s. – Nëse xheneti është i shtrirë mbi të gjithë qiejt e tokën, ku ndodhet xhehenemi?” Profeti s.a.v.s. iu përgjigj: “Subhanallah! Ku shkon nata, kur agon dita?!” (Musned Ahmed, nr. 15100; Raziu 3:133). Do të thotë se edhe xhehenemi aty është, por ju nuk e ndieni. Kështu që, koncepti se xheneti e xhehenemi kanë toka të ndryshme, është i gabuar. Në të njëjtën gjithësi banojnë të dy banorët, edhe të xhenetit, edhe të xhehenemit. Kjo gjithashtu tregon se Allahu i Madhërishëm i kishte treguar Profetit Muhammed s.a.v.s. një koncept të relativitetit, pra, dy gjëra që mund të jenë në të njëjtin vend, por për shkak të dimensioneve të tyre të ndryshme, ato nuk përzihen me njëra-tjetrën.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp