3 : 115 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ یَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ وَ یُسَارِعُوۡنَ فِی الۡخَیۡرٰتِ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ مِنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾
    3 : 115 Ata besojnë në Allah dhe në Ditën e Ahiretit, urdhërojnë për të drejtën dhe ndalojnë nga ligësia dhe garojnë në mirësi. E pikërisht këta janë të dëlirë.
    Shpjegime

    Ashtu siç nuk duhet të themi diçka që është kundër pëlqimit të Allahut, në të njëjtën mënyrë, duhet edhe të shprehim të vërtetën. E tillë duhet të jetë vetia e besimtarit. Megjithatë, para se ta zbatosh porosinë që përmendet në këtë ajet, duhet të provosh me vepra edhe gjendjen tënde, që ti e ke cilësinë shpirtërore për të cilën po flet, sepse është e nënkuptuar që të mirën që dëshiron ta përhapësh te të tjerët për dobinë e tyre, ajo së pari duhet të të ketë dhënë dobi edhe ty. Gjithashtu, për të urdhëruar për të drejtën dhe për të ndaluar nga e keqja, duhet të shohësh vendin dhe momentin. Po ashtu, mënyra e të porositurit të jetë e butë dhe e drejtë, dhe kurrsesi të mos jetë e zbrazët nga druajtja ndaj Allahut. Lexoni edhe 3:105.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp