3 : 105 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَلۡتَکُنۡ مِّنۡکُمۡ اُمَّۃٌ یَّدۡعُوۡنَ اِلَی الۡخَیۡرِ وَ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ یَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۰۵﴾
    3 : 105 Duhet të jetë një grup prej jush, që thërrasin për mirësi, urdhërojnë për të drejtën dhe ndalojnë nga ligësia. Pikërisht këta janë të suksesshmit.
    Shpjegime

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha – “Kur dikush prej jush sheh diçka të keqe, le ta largojë atë me dorën e tij. Nëse nuk e bën dot këtë, le të ndalojë të tjerët përmes gojës së tij. Nëse nuk e bën dot as këtë, le të ndiejë urrejtje për të në zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.” (Muslim, kitab: “El-Iman”, bab: “Bejanu keuni-nehji ‘anil-munkeri” nr. 177) Lexoni edhe 3:115.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp