3 : 98 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فِیۡہِ اٰیٰتٌۢ بَیِّنٰتٌ مَّقَامُ اِبۡرٰہِیۡمَ ۬ۚ وَ مَنۡ دَخَلَہٗ کَانَ اٰمِنًا ؕ وَ لِلّٰہِ عَلَی النَّاسِ حِجُّ الۡبَیۡتِ مَنِ اسۡتَطَاعَ اِلَیۡہِ سَبِیۡلًا ؕ وَ مَنۡ کَفَرَ فَاِنَّ اللّٰہَ غَنِیٌّ عَنِ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۹۸﴾
    3 : 98 Në të ka shenja të qarta; qëndrimin e Ibrahimit. Kushdo që hyn në të, është në paqe. Njerëzit kanë detyrim ndaj Allahut që të bëjnë haxhin e Shtëpisë (së Tij), (domethënë) ai që ka mundësi për të shkuar drejt saj. Dhe ai që mohon, (le ta dijë se) Allahu është i Vetëmjaftueshëm karshi botëve.
    Shpjegime

    Haxhi është adhurimi i Zotit në një nivel shumë të lartë, madje shkalla e fundit e adhurimit për kërkimtarin e Zotit. Vetëmohimi i vërtetë i robit për hir të Zotit i kërkon që ai të përhumbet në dashurinë për Zotin, aq shumë sa të mos i duket i vështirë asnjë mundim, asnjë udhëtim, të mos merakoset as për pasurinë, e as për jetën, as për veten e as për familjen; si një i dashuruar që bëhet gati të flijohet për personin që do shumë. Pikërisht këtë pamje dhe këtë ndjesi na jep haxhi. Ashtu siç një i dashuruar sillet rreth shtëpisë së personit që e do shumë, gjatë haxhit edhe besimtari sillet rreth Shtëpisë së Zotit. Por duhet të kemi parasysh, se Qabeja është Shtëpia e Allahut në formën fizike. Ne nuk adhurojmë Shtëpinë e Allahut, por Zotin e asaj Shtëpie, kurse tavafi përfaqëson simbolikisht adhurimin tonë plot dashuri ndaj Allahut. Haxhiu nuk merret as me zbukurimin e trupit të tij, madje vishet sa për ta mbuluar veten, për të treguar përulësinë e skajshme ndaj Allahut dhe shkëputjen e tij totale nga bota materiale. Pra, vetëm ai tavaf është i dobishëm që i ka edhe elementet shpirtërore. Dhe ai që bën një tavaf të tillë, edhe gjatë jetës së tij vërtitet vetëm rreth pëlqimit të Allahut, duke qenë tërësisht vetëmohues. Kjo metodë nuk ka asnjë shirk. Njeriu kur merr thjesht një letër nga i dashuri i tij, e puth dhe e lexon me gjithë zemër. Në të njëjtën mënyrë, asnjë musliman nuk e adhuron as Qabenë, e as i lutet gurit të zi, por ato i quan vetëm shenja të caktuara prej Allahut. Njësoj kur ne bëjmë sexhde në namaz, sexhdeja jonë nuk është për tokën, por për Atë që na dha këtë porosi. Guri është vetëm gur që nuk sjell as dobi e as dëm, por ai erdhi nga dora e të Dashurit, i cili e quajti gur të pragut të Tij. Hazret Omeri r.a. thoshte – Pasha Allahun! Unë e di që ti je thjesht një gur, që nuk sjell as dobi e as dëm, por e kam parë të Dërguarin e Allahut duke të puthur ty, andaj po të puth edhe unë. (Buhari, nr. 1597).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp