- وَ اِذۡ اَخَذَ اللّٰہُ مِیۡثَاقَ النَّبِیّٖنَ لَمَاۤ اٰتَیۡتُکُمۡ مِّنۡ کِتٰبٍ وَّ حِکۡمَۃٍ ثُمَّ جَآءَکُمۡ رَسُوۡلٌ مُّصَدِّقٌ لِّمَا مَعَکُمۡ لَتُؤۡمِنُنَّ بِہٖ وَ لَتَنۡصُرُنَّہٗ ؕ قَالَ ءَاَقۡرَرۡتُمۡ وَ اَخَذۡتُمۡ عَلٰی ذٰلِکُمۡ اِصۡرِیۡ ؕ قَالُوۡۤا اَقۡرَرۡنَا ؕ قَالَ فَاشۡہَدُوۡا وَ اَنَا مَعَکُمۡ مِّنَ الشّٰہِدِیۡنَ ﴿۸۲﴾3 : 82 Kur Allahu mori besëlidhjen nga Profetët: “Kurdo që t’ju vijë ndonjë i dërguar, pasi ju kam dhënë diçka nga Libri dhe urtësia, dhe ai të jetë vërtetues i asaj që ju e keni, duhet ta besoni dhe duhet ta ndihmoni atë”. Tha: “A e pranoni dhe lidhni me Mua besën për këtë gjë?” Ata thanë: “E pranojmë”. Ai tha: “Jini dëshmitarë, edhe Unë do të jem dëshmitar bashkë me ju!”Shpjegime
Kurani i Shenjtë përmend dy besëlidhje: atë që u bë me bijtë e Izraelit, si dhe atë që u bë me Profetët dhe kjo e fundit ishte bërë edhe me Profetin Muhammed s.a.v.s. (Kurani 33:8). Përmbajtja e saj është që Zoti u kërkon besë të gjithë Profetëve që sa herë që u vjen ndonjë i dërguar prej Tij, me të njëjtin mesazh që ata sollën, ata nuk do ta mohojnë atë, madje do ta vërtetojnë dhe do ta ndihmojnë atë. Duhet shpjeguar që të Dërguarit nuk u vijnë të Dërguarve, por popujve të tyre, andaj, kuptimi është që të Dërguarit duhet t’i porosisin popujt e tyre që sa herë që do t’u vijë ndonjë i dërguar, i cili të jetë edhe vërtetues i të Dërguarve të mëparshëm, ata nuk do ta mohojnë atë, madje duhet ta ndihmojnë.