3 : 65 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ تَعَالَوۡا اِلٰی کَلِمَۃٍ سَوَآءٍۢ بَیۡنَنَا وَ بَیۡنَکُمۡ اَلَّا نَعۡبُدَ اِلَّا اللّٰہَ وَ لَا نُشۡرِکَ بِہٖ شَیۡئًا وَّ لَا یَتَّخِذَ بَعۡضُنَا بَعۡضًا اَرۡبَابًا مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ ؕ فَاِنۡ تَوَلَّوۡا فَقُوۡلُوا اشۡہَدُوۡا بِاَنَّا مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۶۵﴾
    3 : 65 Thuaj: “O ithtarët e Librit! Ejani te një fjalë e përbashkët midis nesh dhe jush që, të mos adhurojmë dikë tjetër përveç Allahut, të mos barazojmë asgjë me Të dhe askush nga ne të mos marrë për zot dikë tjetër përveç Allahut.” Nëse do t’ia kthejnë shpinën, thojani: “Jini dëshmitarë se ne jemi të nënshtruar.
    Shpjegime

    1) Ithtarët e Librit do të thotë ata që ndjekin një Libër të shpallur. Në terminologjinë e Kuranit, ky togfjalësh shpesh u referohet hebrenjve dhe të krishterëve.

    2) “Jini dëshmitarë se ne jemi të nënshtruar”, pra, muslimanë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp