3 : 60 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ مَثَلَ عِیۡسٰی عِنۡدَ اللّٰہِ کَمَثَلِ اٰدَمَ ؕ خَلَقَہٗ مِنۡ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَہٗ کُنۡ فَیَکُوۡنُ ﴿۶۰﴾
    3 : 60 Sigurisht, shembulli i Isait tek Allahu është si shembulli i Ademit, të cilin Ai e krijoi prej dheu dhe më pas tha: “Bëhu!”, dhe ai zuri të bëhej.
    Shpjegime

    Krahasimi i Hazret Isait a.s. me Hazret Ademin a.s. vjen për shkak se Hazret Ademi, edhe pse ishte krijuar me dhe përmes urdhrit të Zotit, kur tha: “Bëhu!”, por prapëseprapë ai ishte njeri. Në të njëjtën mënyrë, edhe Hazret Isai a.s. është njeri, që lindi me të njëjtin dekret Hyjnor. Përveç kësaj, fjalët “Bëhu!, dhe ai bëhet” hedhin dritë edhe mbi zanafillën e krijimit të njeriut. Kur Zoti vendosi të krijojë njeriun, tha “Bëhu!” dhe njeriu filloi të bëhej, për të shkuar drejt përsosmërisë së tij. Lexoni edhe 3:48.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp