3 : 56 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِذۡ قَالَ اللّٰہُ یٰعِیۡسٰۤی اِنِّیۡ مُتَوَفِّیۡکَ وَ رَافِعُکَ اِلَیَّ وَ مُطَہِّرُکَ مِنَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ جَاعِلُ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡکَ فَوۡقَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اِلٰی یَوۡمِ الۡقِیٰمَۃِ ۚ ثُمَّ اِلَیَّ مَرۡجِعُکُمۡ فَاَحۡکُمُ بَیۡنَکُمۡ فِیۡمَا کُنۡتُمۡ فِیۡہِ تَخۡتَلِفُوۡنَ ﴿۵۶﴾
    3 : 56 Kur Allahu tha: O Isa! Unë sigurisht që do të të marr shpirtin, do të të ngre drejt Vetes, do të të liroj nga ata që mohuan, dhe ndjekësit e tu do t’i bëj eprorë, deri në Ditën e Kiametit mbi ata që mohuan. Pastaj, tek Unë do të jetë kthimi juaj, atëherë do t’ju gjykoj në çështjet ku kundërshtonit njëri-tjetrin.
    Shpjegime

    1) Në Kuranin e Shenjtë rreth 25 herë vjen fjala teveffa dhe çdo herë ajo është në kuptimin e marrjes së shpirtit dhe në asnjë vend nuk e ka kuptimin e marrjes edhe të trupit dhe të shpirtit bashkë. Këto janë ajetet: 2:235; 2:241; 3:56; 3:194; 4:16; 4:98; 5:118; 6:61; 6:62; 7:38; 7:127; 8:51; 10:47; 10:105; 12:102; 13:41; 16:29; 16:33; 16:71; 22:6; 32:12; 39:43; 40:68; 40:78; 47:28.

    2) Në këtë ajet, së pari përmendet “do të të marr shpirtin”, pastaj “do të të ngre drejt Vetes”. Ndonëse “do të të ngre drejt Vetes” do të thotë ngritje në pozitë, megjithatë, ky ajet sjell argument të pamohueshëm për të gjithë ata që insistojnë të nxjerrin kuptimin e ngritjes fizike të Hazret Isait a.s.. Pra, ajeti thotë se ngritja e Isait a.s. u bë vetëm pas vdekjes dhe kjo tregon se ngritja e tij ka qenë shpirtërore dhe jo fizike. Përveç kësaj, sipas Kuranit, udhëtimi ose ngritja e robit drejt Zotit nuk bëhet fizikisht por shpirtërisht. Shikoni: 51:51; 7:176-177; 19:57-58; 89:29-31.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp