- وَ رَسُوۡلًا اِلٰی بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ۬ۙ اَنِّیۡ قَدۡ جِئۡتُکُمۡ بِاٰیَۃٍ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ ۙ اَنِّیۡۤ اَخۡلُقُ لَکُمۡ مِّنَ الطِّیۡنِ کَہَیۡـَٔۃِ الطَّیۡرِ فَاَنۡفُخُ فِیۡہِ فَیَکُوۡنُ طَیۡرًۢا بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۚ وَ اُبۡرِیٴُ الۡاَکۡمَہَ وَ الۡاَبۡرَصَ وَ اُحۡیِ الۡمَوۡتٰی بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۚ وَ اُنَبِّئُکُمۡ بِمَا تَاۡکُلُوۡنَ وَ مَا تَدَّخِرُوۡنَ ۙ فِیۡ بُیُوۡتِکُمۡ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿ۚ۵۰﴾3 : 50 Dhe do të jetë i Dërguar për bijtë e Izraelit, (të cilëve do t’u thotë): ‘Kam ardhur tek ju me një shenjë prej Zotit tuaj, që, krijoj për ju nga balta një formë shpendi e më pas fryj në të dhe ajo, me urdhrin e Allahut, bëhet shpend; shëroj të verbrin e lindur dhe të lebrosurin dhe ngjall të vdekurin me urdhrin e Allahut; ju tregoj se çfarë hani e çfarë rezervoni nëpër shtëpitë tuaja. Sigurisht, në të keni një shenjë, nëse jeni besimtarë.Shpjegime
1) Fjalët e Kuranit “i Dërguar për bijtë e Izraelit” tregojnë se misioni i Hazret Isait a.s. ishte i kufizuar vetëm deri te bijtë e Izraelit dhe jo për të gjithë botën. (Bibla, Mateu 10:5-6; 15:24; 19:28; Luka 22:28-31).
2) Ky ajet është plot me shprehje të figurshme. Krijimi përmes Isait a.s. në këtë ajet është në kuptimin shpirtëror, siç kjo përmendet edhe për Profetin Muhammed s.a.v.s. në 8:25. Kjo sepse krijimi i jetës si fenomen në Kuranin e Shenjtë i atribuohet vetëm Zotit të Madhërishëm (13:17; 16:21; 22:74; 25:4; 31:11-12; 35:41; 46:5). Përveç kësaj, Kurani i Shenjtë na tregon se është kundër praktikës së Zotit që një i vdekur të kthehet sërish në këtë botë (21:96). Përgatitja e trajtës së shpendit nga balta dhe fryrja në të për ta shndërruar atë në shpend është një metaforë, që tregon se nga frymëzimi i Mesihut njerëzit tokësorë fluturonin në lartësi shpirtërore. Po kështu, edhe të verbrit e lindur dhe të lebrosurit ishin ata që nuk patën ndonjëherë shikimin shpirtëror dhe që zemrat i kishin të qelbura. Edhe Kurani i Shenjtë në shumë ajete na bën të qartë që nuk verbohen sytë, por zemrat që janë në kraharorë (22:47). Ky është edhe kuptimi i ngjalljes së të vdekurve. Ky ajet tregon se çfarë mrekullie solli Hazret Isai a.s. përmes lutjes. Dhe ngaqë ai adhurohet pa të drejtë në vend të Zotit, është theksuar se të gjitha mrekullitë e tij ndodhën për shkak se ai ishte rob i Zotit. Shkaku i disa kategorive të mrekullisë, në fakt, është pranimi i lutjes. Burimi i mijëra mrekullive që kanë treguar Profetët, si dhe i të gjitha gjërave të jashtëzakonshme që kanë treguar evlijatë deri më sot, në të vërtetë është lutja. Lexoni 8:25.