3 : 48 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالَتۡ رَبِّ اَنّٰی یَکُوۡنُ لِیۡ وَلَدٌ وَّ لَمۡ یَمۡسَسۡنِیۡ بَشَرٌ ؕ قَالَ کَذٰلِکِ اللّٰہُ یَخۡلُقُ مَا یَشَآءُ ؕ اِذَا قَضٰۤی اَمۡرًا فَاِنَّمَا یَقُوۡلُ لَہٗ کُنۡ فَیَکُوۡنُ ﴿۴۸﴾
    3 : 48 Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur nuk më ka prekur njeri?!” Ai tha: “Ashtu është, (por) Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos diçka, për të vetëm thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet.
    Shpjegime

    Hazret Isai a.s. lindi pa baba dhe kjo ishte një shenjë për bijtë e Izraelit që në fisin e tyre po sosej fara e profetërisë, pasi premtimi i Zotit për profetërinë te ta ishte i kushtëzuar me druajtjen dhe pastërtinë e tyre shpirtërore (2:125). Kur ata nuk patën më druajtje ndaj Zotit, Zoti ua dha këtë shenjë, që i mençuri ta kuptonte se profetërisë së tyre po i vinte fundi. Përmendja e lindjes së Hazret Isait a.s. bashkë me përmendjen e lindjes së Hazret Jahjait a.s. ndër të tjera tregon se ashtu siç lindja e Jahjait ishte në kushte të jashtëzakonshme, në të njëjtën mënyrë edhe lindja e Isait u bë në kushte të ngjashme. Pra, Zoti tregoi fuqinë e Tij se Ai mund ta krijonte Jahjain përmes mrekullisë së Tij kur të dy prindërit nuk kishin asnjë mundësi për të lindur fëmijë, dhe jo vetëm kaq, Ai është Fuqiplotë ta krijojë edhe Isain pa baba.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp