- اِذۡ قَالَتِ الۡمَلٰٓئِکَۃُ یٰمَرۡیَمُ اِنَّ اللّٰہَ یُبَشِّرُکِ بِکَلِمَۃٍ مِّنۡہُ ٭ۖ اسۡمُہُ الۡمَسِیۡحُ عِیۡسَی ابۡنُ مَرۡیَمَ وَجِیۡہًا فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ وَ مِنَ الۡمُقَرَّبِیۡنَ ﴿ۙ۴۶﴾3 : 46 Kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë të një fjale prej Tij, quhet Mesih Isai, biri i Merjemes, që do të jetë i shquar në këtë botë dhe në ahiret, dhe do të jetë një prej të afërmve.Shpjegime
Këtu “fjalë” nënkupton vendimin e Allahut kur thotë “Bëhu!”. Por, të krishterët e interpretojnë këtë ajet duke thënë se vetëm Mesihu ka qenë fjala e Zotit dhe të gjithë Profetët e tjerë, në pozitë, kanë qenë më poshtë. Ata citojnë Biblën, ku thuhet: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi” (Gjoni 1:1). Kurani i Shenjtë fuqimisht e hedh poshtë këtë ide në ajetet e fundit të sures El-Kehf, në të cilat thotë se Zoti ka kaq shumë fjalë, saqë edhe sikur të gjitha detet të bëhen bojë shkrimi dhe të sillen po aq dete të tjera, ato nuk mund të përfundojnë (18:110; 31:28). Kështu që, duke e keqinterpretuar fjalën “fjalë”, të krishterët i japin Mesihut cilësi mbinjerëzore.