3 : 42 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالَ رَبِّ اجۡعَلۡ لِّیۡۤ اٰیَۃً ؕ قَالَ اٰیَتُکَ اَلَّا تُکَلِّمَ النَّاسَ ثَلٰثَۃَ اَیَّامٍ اِلَّا رَمۡزًا ؕ وَ اذۡکُرۡ رَّبَّکَ کَثِیۡرًا وَّ سَبِّحۡ بِالۡعَشِیِّ وَ الۡاِبۡکَارِ ﴿٪۴۲﴾
    3 : 42 Ai tha: “O Zot im, më cakto ndonjë shenjë.” Ai tha: “Shenja për ty është që të mos komunikosh me njerëzit për tri ditë, përveçse me gjeste. Po ashtu, kujtoje Zotin shumë dhe madhëroje (Atë) në mbrëmje e në mëngjes.”
    Shpjegime

    Disa komentues pohojnë se shenja që Allahu i dha Hazret Zekerijasë a.s. që nuk duhet të fliste për tri ditë përveçse me gjeste, gjoja sikur i ishte shfaqur ndonjë sëmundje e tillë që nuk e lejonte të fliste. Por fjalët e Kuranit nuk lejojnë një interpretim të tillë, pasi nuk thonë askund “nuk mund të flasësh…”. Realisht, këtu fjala shenjë është në kuptimin e porosisë. Pra, Allahu e porositi të mos komunikonte me të tjerët përveçse me gjeste.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp