3 : 18 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلصّٰبِرِیۡنَ وَ الصّٰدِقِیۡنَ وَ الۡقٰنِتِیۡنَ وَ الۡمُنۡفِقِیۡنَ وَ الۡمُسۡتَغۡفِرِیۡنَ بِالۡاَسۡحَارِ ﴿۱۸﴾
    3 : 18 (Që janë) të duruar, të vërtetë, të nënshtruar, që shpenzojnë dhe që kërkojnë falje gjatë agimeve.
    Shpjegime

    Shenjat e veçanta të një besimtari të vërtetë të përmendura në këtë ajet në fakt janë katër faza të përparimit shpirtëror: (1) Kur një njeri përqafon besimin e vërtetë, përgjithësisht përballet me përqeshjen, kundërshtimin dhe diku edhe me persekutimin; prandaj, ajo që i duhet më së shumti në fazën e parë është durimi ose qëndrueshmëria. (2) Kur kundërshtimi merr fund dhe besimtari është i lirë të veprojë sipas besimit të tij, ai zbaton në praktikë mësimet, të cilat nuk ishte në gjendje t’i zbatonte plotësisht më parë. Në këtë fazë, atij i duhet të qëmtojë mësimet e Zotit për çështjet ku ndihet i dobët, dhe t’i zbatojë edhe ato, në mënyrë që jeta e tij të fitojë vërtetësinë; pra çdo fjalë dhe çdo vepër e tij të bazohet në të vërtetën dhe jo në bindje të dikujt tjetër. (3) Si rezultat i fazës paraardhëse, besimtari fiton fuqinë, andaj, në këtë fazë i duhet përulësia. Duke qenë i vetëdijshëm për dobësinë e tij dhe për mëshirën e Zotit, ai bëhet akoma më shumë i përulur, dhe nuk mburret për bindjen dhe fuqinë që ka. (4) Për këtë arsye, ndjenjat e tij për t’iu shërbyer të tjerëve pa dallim fuqizohen dhe ai shpenzon për ta nga çdo gjë që Allahu i ka dhuruar. Por, siç theksojnë fjalët përmbyllëse të ajetit, gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ai vazhdimisht bën istigfar, d.m.th. i kërkon fuqi Allahut, sidomos në agim, pra, përpara se të fillojë ditën. Për kuptimin e istigfarit, lexoni 48:3.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp