2 : 287 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَا یُکَلِّفُ اللّٰہُ نَفۡسًا اِلَّا وُسۡعَہَا ؕ لَہَا مَا کَسَبَتۡ وَ عَلَیۡہَا مَا اکۡتَسَبَتۡ ؕ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذۡنَاۤ اِنۡ نَّسِیۡنَاۤ اَوۡ اَخۡطَاۡنَا ۚ رَبَّنَا وَ لَا تَحۡمِلۡ عَلَیۡنَاۤ اِصۡرًا کَمَا حَمَلۡتَہٗ عَلَی الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِنَا ۚ رَبَّنَا وَ لَا تُحَمِّلۡنَا مَا لَا طَاقَۃَ لَنَا بِہٖ ۚ وَ اعۡفُ عَنَّا ٝ وَ اغۡفِرۡ لَنَا ٝ وَ ارۡحَمۡنَا ٝ اَنۡتَ مَوۡلٰٮنَا فَانۡصُرۡنَا عَلَی الۡقَوۡمِ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۸۷﴾٪
    2 : 287 Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej fuqisë që ka. E atij është ajo që ka fituar dhe mbi të do të bjerë ajo që ka bërë me vetëdije. O Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë! O Zoti ynë! Mos na ngarko barrën që ua ngarkove atyre që ishin para nesh! O Zoti ynë! Mos na ngarko diçka që nuk mund ta mbartim! Na tolero, na fal dhe na mëshiro! Ti je Miku ynë. Andaj, na ndihmo kundër popullit mohues!
    Shpjegime

    “Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej fuqisë që ka.” Libri i Allahut synon lehtësi. Ky është mesazhi i ajetit. Përveç kësaj, ky ajet tregon edhe faktin që çdokush të cilit, në sy të Zotit, i është sqaruar e vërteta me argumente, do të gjykohet para Zotit në Ditën e Gjykimit. Kurse një që e mohon Islamin dhe e kundërshton atë, por në sy të Zotit, atij akoma nuk i janë sqaruar argumentet për të vërtetën, sipas këtij ajeti, në Ditën e Gjykimit, ai nuk do të dënohet. Pavarësisht se Libri i Allahut e quan atë mohues, sepse Libri i Allahut në këtë botë gjykon duke parë të jashtmen, dhe edhe ne e ndjekim metodën e Librit të Allahut duke e quajtur mohues. Megjithatë, neve nuk na takon t’i japim atij certifikimin e shpëtimit, pasi kjo çështje është në Dorën e Allahut, ku ne nuk kemi kompetenca të ndërhyjmë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp