2 : 284 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ عَلٰی سَفَرٍ وَّ لَمۡ تَجِدُوۡا کَاتِبًا فَرِہٰنٌ مَّقۡبُوۡضَۃٌ ؕ فَاِنۡ اَمِنَ بَعۡضُکُمۡ بَعۡضًا فَلۡیُؤَدِّ الَّذِی اؤۡتُمِنَ اَمَانَتَہٗ وَ لۡیَتَّقِ اللّٰہَ رَبَّہٗ ؕ وَ لَا تَکۡتُمُوا الشَّہَادَۃَ ؕ وَ مَنۡ یَّکۡتُمۡہَا فَاِنَّہٗۤ اٰثِمٌ قَلۡبُہٗ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ عَلِیۡمٌ ﴿۲۸۴﴾٪
    2 : 284 E kur jeni në udhëtim dhe nuk gjeni dot ndonjë shkrues, merrni diçka si peng. Nëse njëri prej jush i lë ndonjë amanet tjetrit, ky i fundit duhet t’ia kthejë amanetin e të ketë druajtje ndaj Allahut, Zotit të tij. Mos e fshihni dëshminë. Ai që e fsheh, e ka zemrën mëkatare. Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që bëni ju.
    Shpjegime

    Zemra i përngjan lumit, të cilit i bashkohen përrenjtë e vegjël, që janë gjuha, syri dhe organe të tjera. Nëse përroi është i ndotur, mendohet që edhe lumi të jetë i ndotur. Andaj, nëse dikush e ka të papastër gjuhën, ose sytë, ose duart, etj., ai do ta ketë papastërtinë edhe në zemër.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp