2 : 283 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا تَدَایَنۡتُمۡ بِدَیۡنٍ اِلٰۤی اَجَلٍ مُّسَمًّی فَاکۡتُبُوۡہُ ؕ وَ لۡیَکۡتُبۡ بَّیۡنَکُمۡ کَاتِبٌۢ بِالۡعَدۡلِ ۪ وَ لَا یَاۡبَ کَاتِبٌ اَنۡ یَّکۡتُبَ کَمَا عَلَّمَہُ اللّٰہُ فَلۡیَکۡتُبۡ ۚ وَ لۡیُمۡلِلِ الَّذِیۡ عَلَیۡہِ الۡحَقُّ وَ لۡیَتَّقِ اللّٰہَ رَبَّہٗ وَ لَا یَبۡخَسۡ مِنۡہُ شَیۡئًا ؕ فَاِنۡ کَانَ الَّذِیۡ عَلَیۡہِ الۡحَقُّ سَفِیۡہًا اَوۡ ضَعِیۡفًا اَوۡ لَا یَسۡتَطِیۡعُ اَنۡ یُّمِلَّ ہُوَ فَلۡیُمۡلِلۡ وَلِیُّہٗ بِالۡعَدۡلِ ؕ وَ اسۡتَشۡہِدُوۡا شَہِیۡدَیۡنِ مِنۡ رِّجَالِکُمۡ ۚ فَاِنۡ لَّمۡ یَکُوۡنَا رَجُلَیۡنِ فَرَجُلٌ وَّ امۡرَاَتٰنِ مِمَّنۡ تَرۡضَوۡنَ مِنَ الشُّہَدَآءِ اَنۡ تَضِلَّ اِحۡدٰٮہُمَا فَتُذَکِّرَ اِحۡدٰٮہُمَا الۡاُخۡرٰی ؕ وَ لَا یَاۡبَ الشُّہَدَآءُ اِذَا مَا دُعُوۡا ؕ وَ لَا تَسۡـَٔمُوۡۤا اَنۡ تَکۡتُبُوۡہُ صَغِیۡرًا اَوۡ کَبِیۡرًا اِلٰۤی اَجَلِہٖ ؕ ذٰلِکُمۡ اَقۡسَطُ عِنۡدَ اللّٰہِ وَ اَقۡوَمُ لِلشَّہَادَۃِ وَ اَدۡنٰۤی اَلَّا تَرۡتَابُوۡۤا اِلَّاۤ اَنۡ تَکُوۡنَ تِجَارَۃً حَاضِرَۃً تُدِیۡرُوۡنَہَا بَیۡنَکُمۡ فَلَیۡسَ عَلَیۡکُمۡ جُنَاحٌ اَلَّا تَکۡتُبُوۡہَا ؕ وَ اَشۡہِدُوۡۤا اِذَا تَبَایَعۡتُمۡ ۪ وَ لَا یُضَآرَّ کَاتِبٌ وَّ لَا شَہِیۡدٌ ۬ؕ وَ اِنۡ تَفۡعَلُوۡا فَاِنَّہٗ فُسُوۡقٌۢ بِکُمۡ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ ؕ وَ یُعَلِّمُکُمُ اللّٰہُ ؕ وَ اللّٰہُ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿۲۸۳﴾
    2 : 283 O ju që besuat! Kur i merrni hua njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni. Duhet ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush. Asnjë shkrues të mos refuzojë ta shkruajë, gjersa Allahu ia ka mësuar (shkrimin), pra, ai duhet ta shkruajë. Le t’ia diktojë ai që merr me përgjegjësi të drejtën (e tjetrit), të ketë druajtje ndaj Allahut, Zotit të tij, e të mos pakësojë asgjë në të. Nëse ai që ka në përgjegjësi të drejtën (e tjetrit) është mendjelehtë ose i dobët ose nuk ka mundësi të diktojë, le ta diktojë me drejtësi kujdestari i tij. Caktoni si dëshmitarë dy prej burrave tuaj. Nëse nuk gjeni dot dy burra, mund të caktoni një burrë e dy gra, për të cilat keni pëlqimin që ato të jenë dëshmitare. Kjo sepse nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur të thirren. Mos përtoni ta shkruani (huan) me gjithë afatin e saj, edhe sikur të jetë e vogël ose e madhe. Kjo sjellje për ju është më e drejtë tek Allahu, më e sigurt për dëshmi dhe më e mirë që ju të mos bini në dyshime. Po, nuk është gjynah për ju të mos shkruani vetëm nëse shitblerja bëhet në vend, duke ia dorëzuar njëri-tjetrit atë që i takon. Kur bëni shitblerje (afatgjata), caktoni dëshmitar. Nuk duhet të dëmtohet as shkruesi e as dëshmitari. Po e dëmtuat, keni bërë mëkat të madh. Kijeni druajtjen ndaj Allahut dhe Allahu do t’ju mësojë. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp