2 : 274 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لِلۡفُقَرَآءِ الَّذِیۡنَ اُحۡصِرُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ لَا یَسۡتَطِیۡعُوۡنَ ضَرۡبًا فِی الۡاَرۡضِ ۫ یَحۡسَبُہُمُ الۡجَاہِلُ اَغۡنِیَآءَ مِنَ التَّعَفُّفِ ۚ تَعۡرِفُہُمۡ بِسِیۡمٰہُمۡ ۚ لَا یَسۡـَٔلُوۡنَ النَّاسَ اِلۡحَافًا ؕ وَ مَا تُنۡفِقُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ فَاِنَّ اللّٰہَ بِہٖ عَلِیۡمٌ ﴿۲۷۴﴾٪
    2 : 274 Ky shpenzim do të jetë për nevojtarët që u ngujuan në rrugë të Allahut, që nuk lëvizin dot në tokë. Për shkak të shmangies së tyre nga lypja, i padituri i pandehë për të pasur, (por) ti i njeh nga shenjat e tyre. Ata nuk u qepen njerëzve duke lypur. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, Allahu e di shumë mirë atë.
    Shpjegime

    Ajeti nga njëra anë i përgëzon ata që pavarësisht se janë nevojtarë, por janë krenarë, dhe si të tillë nuk i lejojnë vetes lypjen, dhe nga ana tjetër e dekurajon edhe lypjen. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Dora e sipërme është e dhënësit, kurse ajo e poshtme është e lypësit.” (Buhari, nr. 1429)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp