- وَ اِذۡ قَالَ اِبۡرٰہٖمُ رَبِّ اَرِنِیۡ کَیۡفَ تُحۡیِ الۡمَوۡتٰی ؕ قَالَ اَوَ لَمۡ تُؤۡمِنۡ ؕ قَالَ بَلٰی وَ لٰکِنۡ لِّیَطۡمَئِنَّ قَلۡبِیۡ ؕ قَالَ فَخُذۡ اَرۡبَعَۃً مِّنَ الطَّیۡرِ فَصُرۡہُنَّ اِلَیۡکَ ثُمَّ اجۡعَلۡ عَلٰی کُلِّ جَبَلٍ مِّنۡہُنَّ جُزۡءًا ثُمَّ ادۡعُہُنَّ یَاۡتِیۡنَکَ سَعۡیًا ؕ وَ اعۡلَمۡ اَنَّ اللّٰہَ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۶۱﴾٪2 : 261 Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Më trego se si i ringjall të vdekurit?” (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai tha: “Patjetër që po, por (dua) që të më qetësohet zemra”. (Zoti) tha: “Merr katër zogj dhe bëji (manarë) që të vijnë pas teje. Pastaj secilin prej tyre vëre në çdo kodër dhe më pas thirri. Do të të vijnë me shpejtësi. Dije se Allahu është Mbizotërues, i Urtë.Shpjegime
Komentuesit në përgjithësi gabojnë kur e interpretojnë këtë ajet. Sipas tyre, Zoti e porositi Hazret Ibrahimin a.s. të merrte katër zogj, t’i rriste e pastaj t’i bënte copë-copë dhe pastaj mishin e tyre të grirë ta vendoste nga pak në lindje, perëndim, jug e veri, pastaj t’i thërriste. Por, gjuha arabe nuk e pranon një kuptim të tillë të këtij ajeti. Folja surrhun-na ilejke ka këto kuptime: domethënë, folja sur rrjedh nga fjala saur që do të thotë bëj dikë a diçka që të anojë nga diku dhe surhun-ne ilejke do të thotë bëji për vete ose bëji që ato të anojnë nga ti (ose) bëji manarë. Disa thonë: surhun-ne ilejke do të thotë thirri që të vijnë drejt teje! (Mufredat, zëri: suver). Pra, pyetja e Ibrahimit a.s. ishte për ringjalljen e të vdekurve shpirtërorë dhe Allahu ia tregoi metodën si të vepronte. Kështu shpirtrat që duan të kenë dashuri ndaj Zotit të Lartësuar, kthehen vetvetishëm tek Ai, kur Ai i thërret. Kjo tregon që krijesa e ka një tërheqje të fshehtë drejt Krijuesit.