- لَاۤ اِکۡرَاہَ فِی الدِّیۡنِ ۟ۙ قَدۡ تَّبَیَّنَ الرُّشۡدُ مِنَ الۡغَیِّ ۚ فَمَنۡ یَّکۡفُرۡ بِالطَّاغُوۡتِ وَ یُؤۡمِنۡۢ بِاللّٰہِ فَقَدِ اسۡتَمۡسَکَ بِالۡعُرۡوَۃِ الۡوُثۡقٰی ٭ لَا انۡفِصَامَ لَہَا ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۵۷﴾2 : 257 Nuk ka imponim në fe. Tashmë është e dalluar e drejta nga e shtrembëta. Ai që mohon djallin dhe beson në Allah, ka kapur lidhjen më të fortë që nuk mund të këputet. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
Ky ajet na ndalon kategorikisht që t’ia ndërrojmë besimin tjetrit me imponim. “Nuk ka imponim në fe” do të thotë se nuk duhet të ketë asnjë lloj imponimi në çështjet e besimit. Atij që i është bërë e qartë e vërteta, shembulli i tij është si ai që ka kapur një dorezë të fortë. Dora e tij mund të pritet, por nuk mund të shkëputet nga doreza.