- اَللّٰہُ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَۚ اَلۡحَیُّ الۡقَیُّوۡمُ ۬ۚ لَا تَاۡخُذُہٗ سِنَۃٌ وَّ لَا نَوۡمٌ ؕ لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ مَنۡ ذَا الَّذِیۡ یَشۡفَعُ عِنۡدَہٗۤ اِلَّا بِاِذۡنِہٖ ؕ یَعۡلَمُ مَا بَیۡنَ اَیۡدِیۡہِمۡ وَ مَا خَلۡفَہُمۡ ۚ وَ لَا یُحِیۡطُوۡنَ بِشَیۡءٍ مِّنۡ عِلۡمِہٖۤ اِلَّا بِمَا شَآءَ ۚ وَسِعَ کُرۡسِیُّہُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ ۚ وَ لَا یَـُٔوۡدُہٗ حِفۡظُہُمَا ۚ وَ ہُوَ الۡعَلِیُّ الۡعَظِیۡمُ ﴿۲۵۶﴾2 : 256 Allahu; nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Tij. I Gjalli, i Qëndrueshmi. Atë nuk e zë as dremitja e as gjumi. E Atij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij, pa lejen e Tij?! Ai e di gjithçka që është para tyre dhe gjithçka që është pas tyre. Ata nuk mund të zotërojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai do. Sundimi i Tij shtrihet mbi qiejt e mbi tokën. Ruajtja e të dyjave nuk e lodh Atë dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.Shpjegime
Ky ajet njihet si ajetul-kursij dhe konsiderohet si një nga ajetet më të rëndësishme, pasi përshkruan përsosmërisht Njëshmërinë e Zotit dhe atributet e Tij madhështore. Profeti s.a.v.s. raportohet të ketë thënë se ajetul-kursiji është maja e të gjitha ajeteve të Kuranit (Tirmidhi, nr. 2878). Ajeti paraardhës u kërkon muslimanëve të bëjnë sakrifica. Megjithatë, ata janë të bindur se vetëm sakrificat e tyre nuk sjellin fitoren apo rezultate të qëndrueshme. Ky ajet i përgjigjet kësaj dileme duke thënë se – ju keni një Allah, të Gjallë dhe të Qëndrueshëm, që juve do t’ju jap jetë dhe qëndrueshmëri. Arsyeja pse askush nuk do të lejohet të ndërmjetësojë për asnjë person, përveçse me lejen e Zotit, është se asnjë njeri nuk e di se çfarë është në mendjen e tjetrit, andaj askush prej njerëzve nuk është në gjendje të ndërmjetësojë për tjetrin përpara Zotit. Vetëm Zoti i di të fshehtat e zemrave të njerëzve dhe për këtë arsye nuk mund të ketë ndërmjetësim, veçse me lejen e Tij, sepse vetëm Ai e di se kush e meriton ndërmjetësimin. Klauzola, “ata nuk mund të zotërojnë asgjë nga dija e Tij”, do të thotë se njohuria e Zotit është e pakufizuar; ndërsa njohuritë e të tjerëve, kushdo qofshin ata, janë të kufizuara. Fjala kursij mund të nënkuptojë dijen, sundimin dhe fuqinë.