2 : 254 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • تِلۡکَ الرُّسُلُ فَضَّلۡنَا بَعۡضَہُمۡ عَلٰی بَعۡضٍ ۘ مِنۡہُمۡ مَّنۡ کَلَّمَ اللّٰہُ وَ رَفَعَ بَعۡضَہُمۡ دَرَجٰتٍ ؕ وَ اٰتَیۡنَا عِیۡسَی ابۡنَ مَرۡیَمَ الۡبَیِّنٰتِ وَ اَیَّدۡنٰہُ بِرُوۡحِ الۡقُدُسِ ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ مَا اقۡتَتَلَ الَّذِیۡنَ مِنۡۢ بَعۡدِہِمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡہُمُ الۡبَیِّنٰتُ وَ لٰکِنِ اخۡتَلَفُوۡا فَمِنۡہُمۡ مَّنۡ اٰمَنَ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ کَفَرَ ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ مَا اقۡتَتَلُوۡا ۟ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ یَفۡعَلُ مَا یُرِیۡدُ ﴿۲۵۴﴾٪
    2 : 254 Këta janë të Dërguarit që u kemi dhënë epërsi, disave mbi disa të tjerë. Prej tyre ka nga ata që Allahu u foli (drejtpërdrejt) dhe ka të tjerë që i ngriti në pozitë. Dhe Isait të birit të Merjemes i dhamë shenja të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e shenjtë. Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas tyre nuk do të vrisnin njëri-tjetrin pasi u kishin ardhur shenjat e qarta, por ata ranë në kundërshti. Kështu, prej tyre kishte edhe nga ata që besuan, edhe nga ata që mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vrisnin njëri-tjetrin, por Allahu bën atë që do.
    Shpjegime

    Ajeti nuk nënkupton që të ketë profetë me të cilët Allahu të mos komunikojë, ose të ketë të tillë prej tyre, të cilët të mos jenë të lartësuar shpirtërisht. Kuptimi i ajetit është që ka dy lloje të Profetëve: (a) ata që sjellin një ligj a sheriat të ri, të cilët këtu janë kategorizuar si ata që Allahu u ka komunikuar ligjet, dhe (b) ata që janë të lartësuar shpirtërisht, por që atyre Allahu nuk u ka komunikuar ligjet. Transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë se Hazret Ademi a.s. ishte Profeti i parë dhe ishte Profeti të cilit Allahu i komunikoi ligjet (nebijjun mukel-lemun) (Musned Ahmed, nr. 21546 e 21552).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp