2 : 252 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَہَزَمُوۡہُمۡ بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۟ۙ وَ قَتَلَ دَاوٗدُ جَالُوۡتَ وَ اٰتٰٮہُ اللّٰہُ الۡمُلۡکَ وَ الۡحِکۡمَۃَ وَ عَلَّمَہٗ مِمَّا یَشَآءُ ؕ وَ لَوۡ لَا دَفۡعُ اللّٰہِ النَّاسَ بَعۡضَہُمۡ بِبَعۡضٍ ۙ لَّفَسَدَتِ الۡاَرۡضُ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ ذُوۡ فَضۡلٍ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۲۵۲﴾
    2 : 252 Ata i mundën me urdhrin e Allahut. Daudi e vrau Xhalutin dhe Allahu atij i dha sundimin, urtësinë dhe i mësoi gjithçka që deshi. Sikur të mos i zmbrapste Allahu disa njerëz prej disa të tjerëve, do të çrregullohej toka. Por Allahu zotëron bekime të mëdha për botët.
    Shpjegime

    Ajetet 248-252, nëse lexohen me vëmendje, del që Taluti nuk është tjetërkush përveç Hazret Daudit a.s., që Xhalutin e kishte kundërshtar. Në kontekst është e qartë se “Daudi e vrau Xhalutin”, dhe edhe Xhaluti që është përmendur në fillim është pikërisht ky që u vra nga Hazret Daudi. Arsyeja se përse në fillim të këtyre ajeteve Hazret Daudi ka një emër tjetër, duket se Zoti ia dhuroi profetërinë pasi ai triumfoi mbi Xhalutin, siç tha në këtë ajet: “dhe Allahu atij i dha sundimin, urtësinë”. Një kuptim i urtësisë është edhe profetëri pa Sheriat.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp