2 : 249 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قَالَ لَہُمۡ نَبِیُّہُمۡ اِنَّ اٰیَۃَ مُلۡکِہٖۤ اَنۡ یَّاۡتِیَکُمُ التَّابُوۡتُ فِیۡہِ سَکِیۡنَۃٌ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ وَ بَقِیَّۃٌ مِّمَّا تَرَکَ اٰلُ مُوۡسٰی وَ اٰلُ ہٰرُوۡنَ تَحۡمِلُہُ الۡمَلٰٓئِکَۃُ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۴۹﴾٪
    2 : 249 Dhe Profeti i tyre u tha: “Një shenjë e mbretërisë së Tij është që juve do t’ju vijë arka në të cilën do të ketë qetësi prej Zotit tuaj si dhe trashëgimi të asaj që lanë populli i Musait dhe populli i Harunit. Engjëjt do ta bartin atë. Do të gjeni shenjë (madhore) në të, po të jeni besimtarë”.
    Shpjegime

    Kuptimi i parë i fjalës tabut është arkë, sënduk, varkë (Akrab), por në kuptimin metaforik tabut i thonë edhe zemrës (Mufredat). Edhe në këtë ajet fjala tabut (arkë) nënkupton zemrën, sepse dihet se qetësia qëndron në zemër dhe jo nëpër arka, por në zemrën që e mbajnë engjëjt duke e ushqyer atë me kurajë dhe me energji pozitive. Andaj, kuptimi është – Engjëjt do t’i nxisnin ndjekësit e Talutit për të bërë sakrifica madhore. Pastaj në arkë do të kishte: “trashëgimi (bekijjeh) të asaj që lanë populli i Musait dhe populli i Harunit”. Në arabisht kur thuhet filani është bekijjeh në popullin e tij, nënkupton se ai është ndër më të mirët e popullit të vet. Me këtë kuptim edhe Kurani e përdor këtë fjalë (18:47). Edhe Zekerija a.s. iu lut Zotit që fëmija i tij ta trashëgonte atë dhe familjen e Jakubit (19:7), ndërkohë që Jakubi a.s. kishte mijëra vjet që kishte ndërruar jetë. Andaj, trashëgimi e familjes, pra e popullit të Musait dhe e Harunit nënkupton që shokët e Talutit do të kishin virtyte që kanë pasur familja e këtyre të dyve. Kështu që, Profeti i kohës duke iu drejtuar akuzuesve u tha – Zoti i di më mirë fuqitë e fshehta, andaj, për sa kohë që Ai e zgjodhi Talutin, Taluti pa dyshim që është më i mirë se ju; dhe së dyti, drejtimi nuk bëhet me para, por me dije dhe sakrifica, që Taluti i ka të dyja më shumë se ju. Fjalët në ajetin e mëparshëm “e ka shtuar në dije e në trup” nuk do të thotë se e ka shëndoshur, por se i ka dhënë forcën e durimit dhe të sakrifikuarit. Përveç kësaj, një tjetër shenjë që Allahu i dha atij është që edhe ndjekësit e tij do të forcoheshin shpirtërisht dhe moralisht dhe me ndihmën e Zotit, atyre do t’u qetësoheshin zemrat dhe ata do të gëzonin druajtjen ndaj Zotit që gëzonte xhemati i Musait dhe i Harunit a.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp