- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الَّذِیۡنَ خَرَجُوۡا مِنۡ دِیَارِہِمۡ وَ ہُمۡ اُلُوۡفٌ حَذَرَ الۡمَوۡتِ ۪ فَقَالَ لَہُمُ اللّٰہُ مُوۡتُوۡا ۟ ثُمَّ اَحۡیَاہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَذُوۡ فَضۡلٍ عَلَی النَّاسِ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَ النَّاسِ لَا یَشۡکُرُوۡنَ ﴿۲۴۴﴾2 : 244 A nuk di për ata që ikën nga shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes e ata ishin me mijëra?! Allahu u tha: “Vdisni!” e më pas Ai i ringjalli. Allahu me të vërtetë u jep bekime të mëdha njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.Shpjegime
Në këtë ajet, porosia “Vdisni!” nuk nënkupton vdekje fizike, sepse vetëvrasja është e ndaluar dhe, së dyti, Kurani i Shenjtë shumë herë deklaron shprehimisht se ai që largohet një herë nga kjo botë, nuk mund të kthehet më. Kuptimi i kësaj porosie ishte që ata t’u jepnin fund dëshirave të tyre, siç thuhet edhe në gjuhën e sufistëve “Vdisni para se t’ju vijë vdekja!”, që do të thotë, nënshtrojuni Zotit, përpara se vdekja t’ju nënshtrojë.