2 : 239 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • حٰفِظُوۡا عَلَی الصَّلَوٰتِ وَ الصَّلٰوۃِ الۡوُسۡطٰی ٭ وَ قُوۡمُوۡا لِلّٰہِ قٰنِتِیۡنَ ﴿۲۳۹﴾
    2 : 239 Ruajini namazet, e (sidomos) namazin e mesit, dhe ngrihuni pranë Allahut duke qenë të bindur!
    Shpjegime

    1) Ky ajet sjell porosinë për ta ruajtur namazin. Në një ajet tjetër Zoti thotë: “namazi (të) ndalon nga imoraliteti dhe e pahijshmja” (29:46). Pra, me këto fjalë Kurani na tregon se falja Islame nuk ka efekt të njëanshëm, por robi kur e ruan namazin e tij, edhe namazi e mbron atë nga imoraliteti dhe e pahijshmja. Nëse ti e ruan namazin, edhe namazi do të të ruajë ty.

    2) Me fjalët salat vusta, pra namazi i mesit përgjithësisht kuptohet namazi i ikindisë, ndërkohë namazi i mesit mund të jetë çdo namaz që vjen gjatë punës. Pra, sa më shumë të jetë i angazhuar dikush me punë, aq më i rëndësishëm do të jetë për të namazi që vjen në atë kohë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp