- وَ الۡوَالِدٰتُ یُرۡضِعۡنَ اَوۡلَادَہُنَّ حَوۡلَیۡنِ کَامِلَیۡنِ لِمَنۡ اَرَادَ اَنۡ یُّتِمَّ الرَّضَاعَۃَ ؕ وَ عَلَی الۡمَوۡلُوۡدِ لَہٗ رِزۡقُہُنَّ وَ کِسۡوَتُہُنَّ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ لَا تُکَلَّفُ نَفۡسٌ اِلَّا وُسۡعَہَا ۚ لَا تُضَآرَّ وَالِدَۃٌۢ بِوَلَدِہَا وَ لَا مَوۡلُوۡدٌ لَّہٗ بِوَلَدِہٖ ٭ وَ عَلَی الۡوَارِثِ مِثۡلُ ذٰلِکَ ۚ فَاِنۡ اَرَادَا فِصَالًا عَنۡ تَرَاضٍ مِّنۡہُمَا وَ تَشَاوُرٍ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِمَا ؕ وَ اِنۡ اَرَدۡتُّمۡ اَنۡ تَسۡتَرۡضِعُوۡۤا اَوۡلَادَکُمۡ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ اِذَا سَلَّمۡتُمۡ مَّاۤ اٰتَیۡتُمۡ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۲۳۴﴾2 : 234 Nënat t’u japin gji fëmijëve të tyre plot dy vjet; kjo është për atë që dëshiron të plotësojë gjidhënien. Si rregull, i ati (i fëmijës) ka për detyrë t’u sigurojë (grave) ushqim dhe veshmbathje. Askush nuk ngarkohet përtej mundësisë së tij. As nëna nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së saj, as babai për shkak të fëmijës së tij. E njëjta porosi vlen edhe për trashëgimtarin. Nëse të dy (prindërit) me pëlqimin dhe këshillimin e tyre, duan të ndërpresin gjidhënien, nuk ka gjynah për ta. Gjithashtu, nëse doni t’u gjeni mëndeshë fëmijëve tuaj, nuk ka gjynah për ju, me kusht që pasi t’i keni siguruar atë që duhet t’ia jepni sipas rregullit. Kijeni druajtjen ndaj Allahut dhe dijeni se Allahu di mirë çdo gjë që bëni.Shpjegime
Fëmijën mos e bëni mjet për t’i ushtruar presion njëri-tjetrit. Është një porosi shumë urtiplote. Shumë çifte e bëjnë këtë gabim dhe si rrjedhojë, i shkatërrojnë fëmijët si në aspektin shoqëror, ashtu edhe në aspektin moral. Veprimi i tillë është i barabartë me gjymtimin dhe vrasjen e fëmijëve. Kurani i Shenjtë ka bërë mirësi të madhe që na ndaloi nga një gjë e tillë.