2 : 231 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاِنۡ طَلَّقَہَا فَلَا تَحِلُّ لَہٗ مِنۡۢ بَعۡدُ حَتّٰی تَنۡکِحَ زَوۡجًا غَیۡرَہٗ ؕ فَاِنۡ طَلَّقَہَا فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِمَاۤ اَنۡ یَّتَرَاجَعَاۤ اِنۡ ظَنَّاۤ اَنۡ یُّقِیۡمَا حُدُوۡدَ اللّٰہِ ؕ وَ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ یُبَیِّنُہَا لِقَوۡمٍ یَّعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۳۱﴾
    2 : 231 Nëse sërish ai i jep divorc asaj, ajo nuk ka të drejtë të martohet me të, pa u martuar me një burrë tjetër. E nëse (edhe) ai i jep divorc, ata nuk kanë gjynah që të pajtohen, nëse mendojnë se (këtë herë) do të arrijnë t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, këta janë kufijtë e Allahut, të cilët Ai ua shpjegon qartazi atyre që dinë.
    Shpjegime

    Ajetet 230-231: Një pjesë e madhe e dijetarëve të sotëm besojnë se ai që i tha me gojë tri herë fjalën divorc (talak) gruas së tij, i ka konsumuar të tria mundësitë për t’i dhënë divorc dhe si i tillë, ai nuk mund të rimartohet me të, përpara se ajo të martohet me një burrë tjetër dhe të jetë ndarë prej tij. Por kjo nuk është e saktë. Kurani i Shenjtë qartazi pohon në këtë ajet “Divorci (talak) bëhet dy herë.” Domethënë divorci që nuk është i pakthyeshëm (talaku bain), mund të bëhet dy herë. Domethënë, pas divorcit të parë, burri ose do ta kthejë divorcin duke u pajtuar me gruan brenda afatit, ose nëse mbaron afati, ta kthejë divorcin duke bërë nikah të ri. Pas kësaj nëse sërish nuk pajtohet, i jep divorc. Pra, divorci i tillë nëse bëhet të paktën dy herë, nuk lind fare mundësia për t’i dhënë divorc tri herë njëkohësisht. Divorci i pakthyeshëm, pra i treti, është vetëm ai që tri herë kalon nga procesi i lartpërmendur. Pas kësaj, sipas Kuranit, ajo grua nuk është më e lejuar për të, derisa ajo të martohet me një burrë tjetër dhe pas mospajtimit mes tyre, të jetë ndarë prej tij. Ka nga ata që në mënyrë të poshtëruar bëjnë një zakon që e quajnë halala, pra martesë të përkohshme, për t’u rimartuar me gruan të cilën e kanë divorcuar tri herë. Halala nuk ka vend në fenë Islame.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp