2 : 230 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلطَّلَاقُ مَرَّتٰنِ۪ فَاِمۡسَاکٌۢ بِمَعۡرُوۡفٍ اَوۡ تَسۡرِیۡحٌۢ بِاِحۡسَانٍ ؕ وَ لَا یَحِلُّ لَکُمۡ اَنۡ تَاۡخُذُوۡا مِمَّاۤ اٰتَیۡتُمُوۡہُنَّ شَیۡئًا اِلَّاۤ اَنۡ یَّخَافَاۤ اَلَّا یُقِیۡمَا حُدُوۡدَ اللّٰہِ ؕ فَاِنۡ خِفۡتُمۡ اَلَّا یُقِیۡمَا حُدُوۡدَ اللّٰہِ ۙ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِمَا فِیۡمَا افۡتَدَتۡ بِہٖ ؕ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ فَلَا تَعۡتَدُوۡہَا ۚ وَ مَنۡ یَّتَعَدَّ حُدُوۡدَ اللّٰہِ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۲۳۰﴾
    2 : 230 Divorci bëhet dy herë. E (më pas gruaja) ose mbahet në mënyrë të drejtë ose përcillet me të mirë. Nuk ju lejohet që t’u merrni ndonjë gjë nga ato që ua keni dhënë atyre, veçse nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse keni frikë se ata nuk do të mund t’i zbatojnë kufijtë e Allahut, nuk ka gjynah për ta, nëse ajo i lë diçka (burrit, për ta përfunduar çështjen gjyqësore). Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj, mos i shkelni. Ata që i shkelin kufijtë e Allahut, janë të padrejtë.
    Shpjegime

    Islami i dha burrit të drejtën për të divorcuar gruan e tij dhe ky divorc në terminologjinë islame quhet talak, po kështu edhe gruas i dha të drejtën që t’i drejtohet gjykatës për t’u ndarë nga burri, dhe ky divorc në terminologjinë islame quhet khula. Në fenë Islame, divorci është shumë i papëlqyeshëm. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Nga të gjitha veprat e lejuara, më e urryera tek Allahu është divorci.” (Ebu Davud, nr. 2178)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp