2 : 229 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ الۡمُطَلَّقٰتُ یَتَرَبَّصۡنَ بِاَنۡفُسِہِنَّ ثَلٰثَۃَ قُرُوۡٓءٍ ؕ وَ لَا یَحِلُّ لَہُنَّ اَنۡ یَّکۡتُمۡنَ مَا خَلَقَ اللّٰہُ فِیۡۤ اَرۡحَامِہِنَّ اِنۡ کُنَّ یُؤۡمِنَّ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ ؕ وَ بُعُوۡلَتُہُنَّ اَحَقُّ بِرَدِّہِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ اِنۡ اَرَادُوۡۤا اِصۡلَاحًا ؕ وَ لَہُنَّ مِثۡلُ الَّذِیۡ عَلَیۡہِنَّ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ۪ وَ لِلرِّجَالِ عَلَیۡہِنَّ دَرَجَۃٌ ؕ وَ اللّٰہُ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۲۹﴾٪
    2 : 229 Gratë e divorcuara duhet të presin deri në tri të përmuajshme. Nuk u lejohet të fshehin atë që Allahu u ka krijuar në mitrat e tyre, po qe se ato besojnë në Allah dhe në Ditën e Fundit. Në këso rastesh, bashkëshortët e tyre kanë më shumë të drejtë për t’i rimarrë ato, po qe se duan të pajtohen. Si rregull, ato kanë po aq të drejta (mbi burrat) sa kanë detyrime (ndaj tyre), ndonëse, meshkujt kanë një epërsi mbi to. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
    Shpjegime

    1) Për sa u përket të drejtave, sipas Islamit, ato janë të barabarta mes burrit dhe gruas, por siç është vënë në pah në 4:35, burrat kanë një përgjegjësi kujdestarie për shkak të forcës fizike që ata kanë dhe për shkak të përgjegjësisë financiare me të cilën ata janë të obliguar ndaj familjes. Lexoni edhe 4:35.

    2) “Si rregull, gratë kanë po aq të drejta (mbi burrat) sa kanë detyrime (ndaj tyre)”. Me këtë deklaratë Islami pohon se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta. Sjellja e burrit ndaj gruas duhet jetë e sinqertë porsi dy shokë. Dëshmitarja e parë e virtyteve të burrit dhe e lidhjes së tij me Zotin është pikërisht gruaja e tij. Andaj, nëse burri nuk ka marrëdhënie pozitive me gruan e tij, si mund të rregullojë marrëdhënien e tij me Zotin?! Prandaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Më i miri prej jush është ai që është më i miri ndaj gruas së tij.” (Buhari, nr. 1977)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp