- یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الۡخَمۡرِ وَ الۡمَیۡسِرِؕ قُلۡ فِیۡہِمَاۤ اِثۡمٌ کَبِیۡرٌ وَّ مَنَافِعُ لِلنَّاسِ ۫ وَ اِثۡمُہُمَاۤ اَکۡبَرُ مِنۡ نَّفۡعِہِمَا ؕ وَ یَسۡـَٔلُوۡنَکَ مَا ذَا یُنۡفِقُوۡنَ ۬ؕ قُلِ الۡعَفۡوَ ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمُ الۡاٰیٰتِ لَعَلَّکُمۡ تَتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۲۲۰﴾ۙ2 : 220 Të pyesin ty për alkoolin dhe kumarin. Thuaj: “Nga to ka (edhe) mëkat të madh, edhe dobi për njerëzit. Por mëkati prej tyre është më i madh sesa dobia e tyre”. Dhe të pyesin ty se çfarë të shpenzojnë. Thuaj: “Atë që ju tepron”. Kështu Allahu ju shpjegon qartë shenjat e Tij, që të mendoni;Shpjegime
Ky ajet paraqet një parim të përgjithshëm të gjërave të lejuara e të ndaluara. Ato gjëra që janë më shumë të dobishme dhe më pak të dëmshme, janë të lejuara, ndërsa ato që edhe pse kanë pak dobi, por dëmet e tyre janë të shumta, cilësohen si të ndaluara. Konsumi i alkoolit është i dëmshëm, prandaj, konsumi i tij edhe në sasi të vogël, është i ndaluar. Por alkooli ka rëndësi të veçantë në mjekësi. Po ashtu ai përdoret edhe në parfum. Dikush edhe sikur t’i hedhë vetes parfum të tillë në sasi të madhe, kurrë nuk dehet.