2 : 215 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَمۡ حَسِبۡتُمۡ اَنۡ تَدۡخُلُوا الۡجَنَّۃَ وَ لَمَّا یَاۡتِکُمۡ مَّثَلُ الَّذِیۡنَ خَلَوۡا مِنۡ قَبۡلِکُمۡ ؕ مَسَّتۡہُمُ الۡبَاۡسَآءُ وَ الضَّرَّآءُ وَ زُلۡزِلُوۡا حَتّٰی یَقُوۡلَ الرَّسُوۡلُ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مَعَہٗ مَتٰی نَصۡرُ اللّٰہِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ نَصۡرَ اللّٰہِ قَرِیۡبٌ ﴿۲۱۵﴾
    2 : 215 A kujtoni se do të hyni në xhenet, edhe pse ende nuk keni provuar atë që kanë provuar ata që ishin para jush? Ata u goditën nga vuajtjet e vështirësitë, dhe u tronditën aq shumë, saqë i Dërguari dhe ata që besuan bashkë me të, thirrën: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?!” Dëgjoni! Ndihma e Allahut, pa dyshim është afër.
    Shpjegime

    Pranimi i Islamit nuk ishte një kopsht me lule për muslimanët, përkundrazi, që në fillim Zoti i paralajmëroi se do t’u duhej të kalonin nëpër sprova të rënda dhe vështirësi sfilitëse, përpara se të arrinin idealin e tyre sublim.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp