2 : 204 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اذۡکُرُوا اللّٰہَ فِیۡۤ اَیَّامٍ مَّعۡدُوۡدٰتٍ ؕ فَمَنۡ تَعَجَّلَ فِیۡ یَوۡمَیۡنِ فَلَاۤ اِثۡمَ عَلَیۡہِ ۚ وَ مَنۡ تَاَخَّرَ فَلَاۤ اِثۡمَ عَلَیۡہِ ۙ لِمَنِ اتَّقٰی ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّکُمۡ اِلَیۡہِ تُحۡشَرُوۡنَ ﴿۲۰۴﴾
    2 : 204 Kujtojeni (shumë) Allahun në (këto) pak ditë të numëruara. Ai që shpejton për të përfunduar në dy ditë, nuk bën gjynah dhe, edhe ai që qëndron, nuk bën gjynah, (kjo vlen) për atë që ka druajtje. Kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni që tek Ai do të mblidheni.
    Shpjegime

    Objektivi themelor i haxhit është të arrish druajtjen ndaj Zotit (takvanë), siç pohohet në këtë ajet, po kështu edhe në ajetin 2:198, ku Kurani na sjell për herë të parë urdhrin e Haxhit. Po kjo takva është qëllimi i agjërimit (2:184), qëllimi i adhurimit ndaj Zotit (2:22) dhe gjithashtu edhe objektivi i Kuranit të Shenjtë (2:3). E gjithë kjo tregon se vetëm ritualet fizike pa ndonjë kuptim nuk mjaftojnë, madje ato duhen shoqëruar medoemos me druajtjen ndaj Zotit dhe kjo pikërisht duhet të jetë edhe esenca e të gjitha veprave të besimtarit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp