2 : 202 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّقُوۡلُ رَبَّنَاۤ اٰتِنَا فِی الدُّنۡیَا حَسَنَۃً وَّ فِی الۡاٰخِرَۃِ حَسَنَۃً وَّ قِنَا عَذَابَ النَّارِ ﴿۲۰۲﴾
    2 : 202 Dhe prej tyre ka edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”
    Shpjegime

    Ndëshkimi i zjarrit në këtë ajet nuk nënkupton vetëm zjarrin e xhehenemit që do të jetë në ahiret, por shumë zjarre edhe të kësaj bote. Çdo njeri që jeton gjatë në këtë botë përballet me lloj-lloj zjarresh. Ndëshkime nga më të ndryshmet, frikë nga shumë gjëra, sëmundje, dështime, poshtërime, brenga gjithë farësh që vijnë nga familja, të afërmit etj., të gjitha këto nuk janë më pak se zjarri. Besimtari duhet t’i lutet Zotit që Ai ta shpëtojë nga të gjitha këto zjarre, dhe t’i drejtohet Atij – Unë që kam kapur pragun Tënd, o Zoti im, ma lehtëso jetën dhe më shpëto nga zjarri i saj. Lexoni edhe 69:33.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp