2 : 191 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قَاتِلُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ الَّذِیۡنَ یُقَاتِلُوۡنَکُمۡ وَ لَا تَعۡتَدُوۡا ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یُحِبُّ الۡمُعۡتَدِیۡنَ ﴿۱۹۱﴾
    2 : 191 Luftoni në rrugën e Allahut me ata që luftojnë me ju dhe mos e teproni. Njëmend, Allahu nuk i do ata që e teprojnë.
    Shpjegime

    Ky është një nga ajetet më të hershme ku Zoti u dha muslimanëve lejen për të luftuar. Ajeti i parë që solli këtë leje ishte 22:40. Në thelb, ky ajet i sures El-Bekare tregon kushtet, të cilave një luftë e armatosur fetare duhet t’u përmbahet, dhe ato janë: (a) të synojë heqjen e pengesave që kundërshtarët u kanë vendosur në rrugën e Allahut, pra të synojë vendosjen e lirisë së fesë dhe të besimit; (b) lufta të bëhet vetëm kundër atyre, të cilët sulmuan të parët kundër muslimanëve; dhe (c) muslimanët duhet të heqin dorë nga lufta, sapo armiku të tërhiqet nga ajo, pasi Allahu nuk i do ata që e teprojnë. Lexoni edhe 25:53.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp