2 : 190 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الۡاَہِلَّۃِ ؕ قُلۡ ہِیَ مَوَاقِیۡتُ لِلنَّاسِ وَ الۡحَجِّ ؕ وَ لَیۡسَ الۡبِرُّ بِاَنۡ تَاۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ ظُہُوۡرِہَا وَ لٰکِنَّ الۡبِرَّ مَنِ اتَّقٰیۚ وَ اۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ اَبۡوَابِہَا ۪ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۹۰﴾
    2 : 190 Ata të pyesin ty rreth hënave të tri netëve të para. Thuaj: Ato janë mjete të përcaktimit të kohës për njerëzit, gjithashtu edhe (të përcaktimit) të haxhit. Mirësi nuk është që ju të hyni në shtëpi nga mbrapa, por mirësi është vetëm e atij që ka druajtje. Hyni pra, në shtëpi nga dyert e tyre. Kini druajtje ndaj Allahut, që të gëzoni sukses.
    Shpjegime

    Për matjen e kohës, feja Islame ka përdorur si sistemin hënor, ashtu edhe sistemin diellor. Për matjen e kohës gjatë adhurimeve ditore, qoftë për namazet e pesë vakteve, qoftë për fillimin dhe mbarimin e agjërimit, ka përdorur sistemin diellor. Kurse për adhurimet që kryhen brenda një muaji të caktuar, për zgjedhjen e muajit të agjërimit, për caktimin e kohës së Haxhit, etj., ka përdorur sistemin hënor.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp