2 : 189 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَا تَاۡکُلُوۡۤا اَمۡوَالَکُمۡ بَیۡنَکُمۡ بِالۡبَاطِلِ وَ تُدۡلُوۡا بِہَاۤ اِلَی الۡحُکَّامِ لِتَاۡکُلُوۡا فَرِیۡقًا مِّنۡ اَمۡوَالِ النَّاسِ بِالۡاِثۡمِ وَ اَنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۸۹﴾٪
    2 : 189 Mos gëlltitni pasuritë e njëri-tjetrit me gënjeshtër e mashtrim dhe as mos i çoni deri tek autoritetet me qëllim që të gëlltisni ligësisht e me vetëdije diçka nga pasuritë e njerëzve (pra, të popullit).
    Shpjegime

    Porosia për të agjëruar i obligoi muslimanët të përmbahen nga ngrënia, pirja dhe kënaqësia trupore gjatë një kohe të caktuar, me synimin për të fituar pëlqimin e Zotit dhe për të arritur druajtje e devotshmëri ndaj Tij. Ky ishte momenti më i përshtatshëm për të na kujtuar se nuk është e mjaftueshme që thjesht të agjërojmë duke ndenjur pa bukë e pa ujë, por duhet që kurrë të mos hamë ryshfetin, të mos i gllabërojmë pasurinë askujt dhe të mos i hyjmë në hak asnjërit. Për ata që i gllabërojnë pasurinë tjetrit, që bëjnë një jetë të gënjeshtërt, Profeti s.a.v.s. thotë: Allahut nuk i duhet që ata të rrinë pa bukë e pa ujë (Buhari, nr. 1903).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp