- اُحِلَّ لَکُمۡ لَیۡلَۃَ الصِّیَامِ الرَّفَثُ اِلٰی نِسَآئِکُمۡ ؕ ہُنَّ لِبَاسٌ لَّکُمۡ وَ اَنۡتُمۡ لِبَاسٌ لَّہُنَّ ؕ عَلِمَ اللّٰہُ اَنَّکُمۡ کُنۡتُمۡ تَخۡتَانُوۡنَ اَنۡفُسَکُمۡ فَتَابَ عَلَیۡکُمۡ وَ عَفَا عَنۡکُمۡ ۚ فَالۡـٰٔنَ بَاشِرُوۡہُنَّ وَ ابۡتَغُوۡا مَا کَتَبَ اللّٰہُ لَکُمۡ ۪ وَ کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا حَتّٰی یَتَبَیَّنَ لَکُمُ الۡخَیۡطُ الۡاَبۡیَضُ مِنَ الۡخَیۡطِ الۡاَسۡوَدِ مِنَ الۡفَجۡرِ۪ ثُمَّ اَتِمُّوا الصِّیَامَ اِلَی الَّیۡلِ ۚ وَ لَا تُبَاشِرُوۡہُنَّ وَ اَنۡتُمۡ عٰکِفُوۡنَ ۙ فِی الۡمَسٰجِدِ ؕ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ فَلَا تَقۡرَبُوۡہَا ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ اٰیٰتِہٖ لِلنَّاسِ لَعَلَّہُمۡ یَتَّقُوۡنَ ﴿۱۸۸﴾2 : 188 Ju lejohet që, gjatë netëve (të muajit) të agjërimeve, të bëni marrëdhënie me gratë tuaja. Ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për to. Allahu e di që ju bënit padrejtësi ndaj vetes, prandaj, Ai jua pranoi pendesën duke ju mëshiruar dhe ju fali. Kështu që, tani e tutje, shkoni me to (pa ngurrim) dhe kërkoni atë që ka shkruar Allahu për ju. Dhe hani e pini, derisa prej sabahut, t’ju dallohet fija e bardhë (e agimit) nga fija e zezë (e natës). Pastaj, plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje. Mos kryeni marrëdhënie me to kur jeni duke bërë itikaf në xhami. Këta janë kufijtë e Allahut, andaj, mos iu afroni atyre! Kështu Allahu ua shpjegon qartë ajetet e Tij njerëzve, që ata të fitojnë druajtje.Shpjegime
1) Diku tjetër në Kuran, vetë Zoti ka përshkruar dobitë e veshjes duke thënë se ato ju mbulojnë të turpshmet, ju zbukurojnë (7:27), ju ruajnë nga ndikimet e klimës dhe ju mbrojnë nga sulmet (16:82). Nisur nga këto kuptime, fjala veshje ose petk në këtë ajet tregon se qëllimi i lidhjes bashkëshortore nuk është vetëm kënaqësia seksuale, por se burri dhe gruaja t’i sigurojnë njëri-tjetrit qetësinë, mbulimin e të metave, zbukurimin, mbrojtjen nga çdo ndikim negativ dhe nga çdo sulm. Përveç kësaj, ky ajet shpjegon edhe statusin e gruas në familje.
2) Me fjalët “ju bënit padrejtësi ndaj vetes”, do të thotë se sahabët r.a. në përgjithësi ruheshin nga marrëdhëniet bashkëshortore edhe gjatë netëve të Ramazanit, të cilat, në këtë ajet, Zoti ua lejoi, por ua ndaloi vetëm gjatë itikafit, siç shprehet në vazhdim të ajetit.
3) Fija e bardhë të dallohet nga fija e zezë nuk do të thotë se njeriu të marrë fije të tilla e t’i shohë gjatë natës nëse ato dallohen nga njëra-tjetra apo jo, por do të thotë se koha e mbarimit të syfyrit është atëherë kur bardhësia e agimit fillon të dallohet.
4) Itikafi është mbyllja në xhami ose në ndonjë vend të veçantë, për të adhuruar Allahun ditë e natë, duke u shkëputur nga punët e botës. Ky adhurim intensiv veçanërisht bëhet në dhjetëditëshin e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.