- وَ اِذَا سَاَلَکَ عِبَادِیۡ عَنِّیۡ فَاِنِّیۡ قَرِیۡبٌ ؕ اُجِیۡبُ دَعۡوَۃَ الدَّاعِ اِذَا دَعَانِ ۙ فَلۡیَسۡتَجِیۡبُوۡا لِیۡ وَ لۡیُؤۡمِنُوۡا بِیۡ لَعَلَّہُمۡ یَرۡشُدُوۡنَ ﴿۱۸۷﴾2 : 187 Kur robërit e Mi të pyesin rreth Meje, Unë pa dyshim jam afër. I përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai Më lutet. Prandaj, edhe ata le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, që të udhëzohen.Shpjegime
Nuk ka Profet në botë që nuk dha mësimin e lutjes. Pikërisht lutja është ajo që krijon lidhje mes robit dhe Zotit. Është e vështirë të hedhësh hap në këtë rrugë, por kur e hedh, lutja të bëhet zgjidhja e çdo vështirësie të jetës. Ai që mohon lutjen, e mohon Zotin. Por vetëm lutja nuk mjafton, pasi qëllimi i Zotit është që robi të përdorë të gjitha mjetet, të bëjë të gjitha përpjekjet dhe gjithashtu edhe të lutet. Të bësh vetëm lutjen dhe të mos përpiqesh është njësoj si ta sprovosh Zotin. Lutja duhet bërë jo thjesht me fjalë të thata, por me emocion, dhe për këtë arsye, të duhet që përveç lutjeve të praktikuara nga Profeti s.a.v.s., të bësh lutje edhe në gjuhën tënde, sepse të pasurit emocion në lutje gjithashtu është praktikë e Profetit s.a.v.s.. Zoti dëshiron që ne të krijojmë një lidhje me Të. Pa e krijuar këtë lidhje, nuk mund ta bëjmë dot lutjen. Dhe lidhja me Zotin nuk mund të krijohet duke bërë një jetë të shkujdesur e duke përsëritur ca fjalë të njëjta. Lidhja me Zotin kërkon përqendrim.