2 : 175 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ الَّذِیۡنَ یَکۡتُمُوۡنَ مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ مِنَ الۡکِتٰبِ وَ یَشۡتَرُوۡنَ بِہٖ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ۙ اُولٰٓئِکَ مَا یَاۡکُلُوۡنَ فِیۡ بُطُوۡنِہِمۡ اِلَّا النَّارَ وَ لَا یُکَلِّمُہُمُ اللّٰہُ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ وَ لَا یُزَکِّیۡہِمۡ ۚۖ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۷۵﴾
    2 : 175 Ata që fshehin ndonjë gjë nga Libri, të cilin Allahu e zbriti, dhe e këmbejnë atë me një çmim të vogël, asgjë nuk gëlltisin në barkun e tyre përveç zjarrit dhe, Ditën e Kiametit, atyre Allahu as nuk do t’u flasë, as nuk do t’i pastrojë, dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.
    Shpjegime

    Kurani përmend çmim të vogël, dhe kjo nuk do të thotë se mund bësh një gjë të tillë për një çmim të madh, por do të thotë se vlera materiale sado e madhe qoftë, nëse merret në këmbim të besimit, ajo nuk vlen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp