2 : 171 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذَا قِیۡلَ لَہُمُ اتَّبِعُوۡا مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ قَالُوۡا بَلۡ نَتَّبِعُ مَاۤ اَلۡفَیۡنَا عَلَیۡہِ اٰبَآءَنَا ؕ اَوَ لَوۡ کَانَ اٰبَآؤُہُمۡ لَا یَعۡقِلُوۡنَ شَیۡئًا وَّ لَا یَہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۷۱﴾
    2 : 171 Dhe kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që zbriti Allahu”, ata thonë: “Jo! Do ta ndjekim atë, në të cilën kemi gjetur të parët tanë”. Vallë, edhe sikur të parët e tyre nuk kuptonin asgjë dhe nuk ishin të udhëzuar, (prapë, ata do t’i ndiqnin)?!
    Shpjegime

    Sa e çuditshme aq edhe fatkeqe është për njeriun që pikërisht në çështjen e besimit, e cila ndikon thellë në të gjithë jetën e tij, edhe të kësaj bote, edhe të botës tjetër, shpesh ai mjaftohet duke ndjekur verbërisht gjurmët e të parëve të tij! Kurse në çështjet e botës ku i rrezikohen vetëm interesat materiale, edhe ato jo gjithmonë, ai kujdeset me përpikëri që të ndjekë rrugën e duhur dhe të mos i ndjekë të tjerët verbërisht. Ky fakt përmendet shpesh në Kuranin e Shenjtë, sepse pikërisht për shkak të këtij mentaliteti, shumica e njerëzve nuk guxojnë ta pranojnë të vërtetën që u vjen prej Zotit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp