- یٰۤاَیُّہَا النَّاسُ کُلُوۡا مِمَّا فِی الۡاَرۡضِ حَلٰلًا طَیِّبًا ۫ۖ وَّ لَا تَتَّبِعُوۡا خُطُوٰتِ الشَّیۡطٰنِ ؕ اِنَّہٗ لَکُمۡ عَدُوٌّ مُّبِیۡنٌ ﴿۱۶۹﴾2 : 169 O njerëz! Nga ato që keni në tokë, hani (ushqime) të lejuara e të pastra, dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai përnjëmend është armiku juaj i hapur.Shpjegime
1) Veprat e mira duhet të shoqërojnë besimin. Nga ky ajet vërehet se fillon një diskutim për pjesën e dytë të lutjes së Ibrahimit a.s. (2:130), për misionin e Profetit të Premtuar s.a.v.s., për mësimet e Sheriatit të tij dhe për urtësinë që do të gjendej në to. Në këtë sure, nga këtu e tutje janë dhënë urdhëresat rreth namazit, agjërimit, haxhit dhe zekatit dhe po ashtu ligjet që kanë të bëjnë me çështjet shoqërore. Duke qenë se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit të njeriut, pikërisht në lidhje me të janë përmendur rregullat si fillim. Ushqimi sipas Islamit duhet të jetë: (1) hallall, d.m.th.. fetarisht i lejuar; dhe (2) tajjib, d.m.th. i mirë, i pastër, i shëndetshëm dhe i pëlqyeshëm. Sipas kriterit që përmendet në pikën 2, nganjëherë edhe ushqimi hallall bëhet i papëlqyeshëm.
2) Ndalimi i ndjekjes së djallit që vjen menjëherë pas urdhëresës në lidhje me ushqimin, tregon edhe ndikimin që bëjnë veprimet fizike të njeriut në gjendjen morale dhe shpirtërore të tij. Përdorimi i ushqimit jo hallall dhe jo të pastër dëmton aftësitë morale të njeriut dhe pengon zhvillimin e tij shpirtëror. Lexoni edhe 23:52.