- اِنَّ الصَّفَا وَ الۡمَرۡوَۃَ مِنۡ شَعَآئِرِ اللّٰہِ ۚ فَمَنۡ حَجَّ الۡبَیۡتَ اَوِ اعۡتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِ اَنۡ یَّطَّوَّفَ بِہِمَا ؕ وَ مَنۡ تَطَوَّعَ خَیۡرًا ۙ فَاِنَّ اللّٰہَ شَاکِرٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۵۹﴾2 : 159 Safa dhe Merva janë shenja të Allahut. Çdokush që do të bëjë haxhin ose umranë e Shtëpisë, nuk ka gjynah për të nëse sillet mes tyre. Kushdo që bën mirësi vullnetarisht, Allahu pa dyshim është Mirënjohës, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
Safa dhe Merva janë dy kodrina pranë Qabesë në Mekë. Këto kodra qëndrojnë si një përkujtim për durimin e madh dhe besnikërinë e jashtëzakonshme të Haxheres ndaj Zotit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për kujdesin e veçantë të Zotit për të dhe djalin e saj, Ismailin. Vizita në këto kodra i nxit pelegrinit ndjenja dashurie e besnikërie ndaj Zotit dhe besimin e palëkundur në Fuqinë e Tij.