2 : 156 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَنَبۡلُوَنَّکُمۡ بِشَیۡءٍ مِّنَ الۡخَوۡفِ وَ الۡجُوۡعِ وَ نَقۡصٍ مِّنَ الۡاَمۡوَالِ وَ الۡاَنۡفُسِ وَ الثَّمَرٰتِ ؕ وَ بَشِّرِ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۱۵۶﴾ۙ
    2 : 156 Ne patjetër që do t’ju sprovojmë duke ju përballur me pak frikë, me pak uri, me pak humbje të pasurisë, të njerëzve e të vjelave. Jepu lajm të gëzueshëm durimtarëve;
    Shpjegime

    Ai që sprovon ose teston dikë, zakonisht nuk është i informuar për rezultatin që do të tregojë i testuari pas testit. Por këtu ky nuk është kuptimi i ajetit. Pra, sprova që vjen prej Zotit synon që i sprovuari të kuptojë se në çfarë gjendje jeton ai. Nëpërmjet sprovës, Zoti i zbulon njeriut të mirat dhe të këqijat e tij. Besimtari nuk i mendon sprovat si të këqija. Pikërisht sprovat janë ato që kur u bien të Dërguarve të Zotit, u sjellin lajme të mira, dhe kur u bien njerëzve të ligj, i shkatërrojnë. Ky ajet na mëson se edhe gjatë sprovës duhet ta kërkojmë pëlqimin e Allahut. Kurani ka treguar një ligj për lutjet, që nga mëshira e madhe, Zoti e trajton njeriun e mirë si shok. Pra, herë e lë dëshirën e Vet dhe atij ia plotëson lutjen, siç e tha Ai Vetë: “M’u lutni Mua, do t’jua pranoj” (40:61), e herë vendos sipas dëshirës së Tij, siç e pohon në këtë ajet (2:156). Ai kështu vendosi, në mënyrë që herë ta trajtojë njeriun sipas lutjes së tij, duke e bërë të përparojë në njohjen ndaj Tij, dhe herë të veprojë sipas dëshirës së Tij, duke i dhënë njeriut pëlqimin e Tij, duke e ngritur në grada në këtë botë e në tjetrën, dhe duke e bërë të përparojë në rrugët e udhëzimit, përmes dashurisë. Kurse për njeriun që nuk beson në Zot, sprova është tragjike dhe ai trembet qoftë edhe nga vështirësi të vogla. Disa syresh shohin zgjidhje vetëm në vetëvrasje. Por në të vërtetë është e domosdoshme për zhvillimin dhe edukimin e njeriut që ai të përballet me vështirësi, në mënyrë që t’i shtohet besimi në Zot.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp